Webhelp
BPO
(Tirane)
BPO
(Tirane)
Production
(Fushë – Krujë)
HoReCa
(Tirana)
ICT
(Tirana)
Jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe profesionalizmin e treguar në gjetjen e një punonjësi pranë departamentit tonë të Financës. Profesionalizëm dhe kujdes i treguar në çdo detaj.
Falë shërbimit JOBFIT nga Expert Lane arritëm të gjenim në kohë shumë të shkurtër një teknik mekanik, i cili ka jo vetëm përgatitjen teknike, por edhe energjinë dhe motivimin e duhur për tu rritur në kompaninë tonë, përfaqësuesi zyrtar i Caterpillar për rajonin.
Jemi të lumtur për nisjen e bashkëpunimit me Expert Lane për të pasur akses në të rinj Hi-Po (High-Potential). Sot beteja për talent është globale, dhe të rinjtë janë aset për çdo kompani. Veçantia e Expert Lane janë metrikat e Soft Skills, të cilat rrisin ndjeshëm preçizionin dhe efiçencën e proceseve të përzgjedhjes dhe zhvillimit të HR.
EFA Solution është një kompani prodhimi që operon me modelin BPO, duke furnizuar me produkte të cilësisë premium marka globale të mirënjohura këpucësh dhe veshjesh mbrojtëse. Jemi të lumtur që grupi i AIMS International Albania, me të cilin bashkëpunojmë prej vitesh, ka krijuar një zgjidhje për nivele Junior, të cilët ne kemi nevojë t’i rekrutojmë vazhdimisht. Sapo punësuam me sukses një Kontrollor Cilësie, dhe do vijojmë edhe me profile të tjera. Suksese Expert Lane!
Si kompani nderkombetare me shume vite pervoje ne Shqiperi, kemi vazhdimisht nevoje per staf teknik te kualifikuar dhe te motivuar per tu rritur profesionalisht. Me Expert Lane, arritem te gjejme dhe punesojme nje inxhinier elektrik ne moshe te re, por me te gjitha cilesite e nje inxhinieri me pervoje. Perdorimi i mjeteve te vleresimit ishte nje risi, te cilen do ta perdorim tashme rregullisht ne proceset tona te rekrutimit.
Expert Lane ka një specializim mjaft të mirë për industrinë tonë të Digital Marketing. Prurja më e re e ekipit tonë të Copywriters erdhi nëpërmjet Expert Lane. Proces i shpejtë, i saktë dhe shumë efektiv. Na shkurtoi shumë procesin e rekrutimit. (edhe pse na erdhi pak keq që nuk mund të punësonim më shumë se një person nga kandidatët e prezantuar.. :/
Serioziteti, perkushtimi dhe transparenca jane ne thelb te marredhenies qe Expert Lane krijon me bashkepunetoret.
Kjo per te pasur nje rekrutim qe garanton nje rezultat afatgjate.
Brenda një kohe shumë të shkurtër, Expert Lane na ndihmoi të plotësonim pozicionin e front desk, ku në fushën e Hoteleri-Turizmit është shumë vështirë të gjesh. Qasja e Expert Lane është ndryshe nga sa ofron tregu dhe shumë efikase. Testet vlerësuese për industrinë Hoteleri-Turizem që u përdorën ishin shumë të vlefshme për të identifikuar kandidatët potencialë, duke rritur cilësinë e talenteve të përzgjedhur dhe na kursyer kohë dhe para njëkohësisht.
Me Expert Lane arritem të gjejmë një asistente zyre, e cila u integrua shumë shpejt në kompani, pavarësisht se nuk kishte shumë përvojë pune. Tregut shqiptar i mungonte një platformë e tillë inovatore ku mund të gjesh të rinj me aftësi të testuara e gati për punë.
Shërbimi, vëmendja, proçesi dhe përgatitja e kandidatëve të Expert Lane na e bënë shumë të lehtë proçesin e shqyrtimit dhe rekrutimit të kandidatëve.