Soft Skills janë shpesh tiparet që bëjnë diferencën në një ambient pune. Shpesh punonjësit punësohen prëj Hard Skills por pushohen prej Soft Skills. Ndaj, bashkë me partnerët tanë të AIMS International Albania dhe Dynamics Partners, ne krijuam një hapësirë të dedikuar komplet tek soft skills.
JOBFIT bën bashkë të rinj të talentuar me kompanitë të cilat kanë nevojë për këtë talent. Potenciali I të rinjve është vlerësuar dhe certifikuar me mjetet më të mira të matjes së talentit, të njohura e të përdorura në të gjithë botën. Burimet njerëzore nuk do gjehen thjesht me hamendje, por me metrika të mirëfillta.