Jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe profesionalizmin e treguar në gjetjen e një punonjësi pranë departamentit tonë të Financës. Profesionalizëm dhe kujdes i treguar në çdo detaj.
- Delmon Group
(Ertjan Cabiri - Managing Director Albania)
Falë shërbimit JOBFIT nga Expert Lane arritëm të gjenim në kohë shumë të shkurtër një teknik mekanik, i cili ka jo vetëm përgatitjen teknike, por edhe energjinë dhe motivimin e duhur për tu rritur në kompaninë tonë, përfaqësuesi zyrtar i Caterpillar për rajonin.
- Caterpillar
(Gent Gogaj - Country Manager Albania)
Jemi të lumtur për nisjen e bashkëpunimit me Expert Lane për të pasur akses në të rinj Hi-Po (High-Potential). Sot beteja për talent është globale, dhe të rinjtë janë aset për çdo kompani. Veçantia e Expert Lane janë metrikat e Soft Skills, të cilat rrisin ndjeshëm preçizionin dhe efiçencën e proceseve të përzgjedhjes dhe zhvillimit të HR.
- Tirana International Airport
(Sonila Tuni - HR Director)
EFA Solution është një kompani prodhimi që operon me modelin BPO, duke furnizuar me produkte të cilësisë premium marka globale të mirënjohura këpucësh dhe veshjesh mbrojtëse. Jemi të lumtur që grupi i AIMS International Albania, me të cilin bashkëpunojmë prej vitesh, ka krijuar një zgjidhje për nivele Junior, të cilët ne kemi nevojë t’i rekrutojmë vazhdimisht. Sapo punësuam me sukses një Kontrollor Cilësie, dhe do vijojmë edhe me profile të tjera. Suksese Expert Lane!
- EFA Solution
(Etleva Laro - CEO)
Prisni per aprovimin, per te pare te dhenat e kandidateteve.